Lojtarët brazilianë të bllokuar në Ukrainë bashkë me familjet apelojnë për ndihmë (Video)

24 February 2022, 17:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lojtarët brazilianë të bllokuar në Ukrainë bashkë

Lufta në Ukrainë ka bllokuar disa lojtarë brazilianë, që luajnë për Shakhtarin e Donetskut dhe Dinamon e Kievit.

Ata janë bërë bashkë dhe përmes një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale së bashku me familjet e tyre kërkojnë që të evakuohen.

Thirrja i është drejtuar edhe autoriteteve braziliane. Por, evakuimi duket i vështirë, pasi të gjitha fluturimet civile nga Ukraina janë ndaluar dhe qiejt janë mbyllur.

Ndërkohë, trajnerë të njohur që punojnë në këtë vend, si Mircea Lucesku, apo edhe italiani De Zerbi janë shprehur se do të vazhdojnë punën.

 


Video