Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Bota është zyrtarisht në luftë, teksa Ukraina dhe qytetarët e saj po vuajnë pasojat e sulmeve ruse.
Futbollisti ukrainas Oleksandr Zinchenko ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, që në fakt u censurua më vonë nga Instagrami.
Në profilin e tij, pas sulmeve me pasoja nga Rusia, mbrojtësi 25-vjeçar ka bërë një status kundër Putin, i cili nga shumë njerëz cilësohet si fajtori kryesor i këtij konflikti. Ai postoi foton e presidentit rus, Vladimir Putin me shkrimin e bashkangjitur “Shpresoj që të vdesësh, të kesh vdekjen më të rëndë, krijesë”.
Statusi i tij bëri xhiron e rrjetit derisa Instagram e fshiu postimin, por gjithsesi mesazhi i tij i fortë u dha.
