Nga Elon Musk te Richard Grenell, VOA: Këta mund të jenë emrat e...
8 Nëntor, 20:01Fokus
Federata shqiptare e futbollit po i hap rrugën klubeve shqiptare të blejnë lojtarë të huaj me shumicë.
Në një mbledhje të fundit, komiteti ekzekutiv i FSHF, vendosi që prej janarit 2025 ekipet e Superligës dhe Kategorisë së Parë të mundë të aktivizojnë deri në 7 lojtarë të huaj gjatë një ndeshjeje.
Ndërsa që prej sezonit 2025–2026 mund të aktivizojnë lojtarë të huaj pa kufizim.
Ndërsa për klubet e Kategorisë së Parë do të mbetet në fuqi rregulli me 7 lojtarë.
Gjatë mbledhjes u diskutua dhe u miratuan propozimet për qendërzimin e sistemit VAR dhe propozimi për krijimin e një platforme televizive FSHF–TV.