Ashtu siç kishte premtuar kapiteni legjendar i ekipit të Romës, ose siç njihet ndryshe si “Mbreti i Romës” për gjithçka çfarë i dha këtij ekipi dhe besnikërinë që tregoi, Francesco Totti ka mbërritur në Tiranë.
Legjenda e Italisë ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar mesditën e sotme pak orë para finales së madhe ndaj Feyenoord që do të luhet në “Air Albania”.
Në një intervistë televizive Toti u shpreh se: Kam qenë edhe disa herë të tjera, kështu kalimthi, jo si turist. Atëherë mos i themi asgjë askujt, bej shaka pasi tashmë të gjithë e dinë se unë do të jem këtu për të parë ndeshjen, por kjo është diçka sekondare për nga rëndësia apo diçka që lidhet me imazhin e kësaj ndeshjeje, pasi sot duhet të mendojnë për finalen dhe kaq. Këtu më ka ftuar federata dhe UEFA për të parë këtë ndeshje por gjithsesi edhe Roma sepse dihet lidhja, është shprehur Toti.

