Marotta i mbyll dyert Dybalas për momentin: Përfaqësonte një mundësi, por jemi të kompletuar në sulm

5 July 2022, 20:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Marotta i mbyll dyert Dybalas për momentin: Përfaqësonte një
Beppe Marotta

Sezoni i Interit nisi me një konferencë për shtyp të administratorit Giuseppe Marotta dhe trajnerit Simone Inzaghi, teksa nga nesër futbollistët zikaltër do të zbresin në fushën stërvitore për të nisur përgatitjet.

Pikërisht Marotta ishte i pari që mori fjalën dhe u përqendrua të flasë për merkaton, Paulo Dybalën, por edhe objektivin e zikaltërve, që do të luajnë sërish për titullin kampion.

“Nisim një sezon të ri, ku risi është edhe rinovimi i trajnerit, si vijimësi e bazës së marrëdhënieve që kemi ndërtuar që verën e kaluar. Kemi lëvizur mirë në merkato, por kemi edhe thuajse dy muaj kohë në dispozicion. Merkatoja është edhe çështje idesh kreative, ndaj ne do të bëjmë më të mirën deri në fund, me synimin e vetëm, të ndërtojmë një skuadër sa më konkurruese. Na pret një sezon i pazakontë dhe për stafin teknik do të duhet një punë specifike, pasi kemi 20 ndeshje vetëm në pjesën e parë të sezonit”, tha Beppe Marotta që më pas i ka mbyllur dyert, të paktën për momentin, për një transferim te Interi te Paulo Dybala: “Ai është një nga lojtarët e lirë dhe është hera e parë që shumë futbolliste të nivelit të lartë janë ende pa ekip. Dybalën e adhuroj dhe përfaqësonte një mundësi, megjithatë ne jemi të kompletuar në sulm dhe nuk mund të shtojmë për momentin një tjetër futbollist. Edhe pse unë e adhuroj shumë Dybalën”, u shpreh Marotta.

 


Video