Vrioni zyrtarizon skuadrën e re dhe vendos një rekord për Juventusin

5 July 2022, 17:39Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrioni zyrtarizon skuadrën e re dhe vendos një rekord për
Giacomo Vrioni

Tashmë nuk ka më dyshime sa i takon të ardhmes së Giacomo Vrionit. Sulmuesi i kombëtares ka zgjedhur të braktisë Europën dhe të fluturojë drejt Amerikës me 23-vjeçarin që është shndërruar në lojtarin më të ri të New England Revolution, skuadër e elitës në MLS.

Kështu, Vrioni përshëndetet me Juventusin pjesë e të cilës ishte nga viti 2020, ndërsa ka vendosur edhe një rekord sa i takon klubit bardhezi. Kjo pasi Vrioni është bërë lojtari i parë që pasi aktivizohet me ekipin U23 të torinezëve dhe më pas ia del të transferohet në kampionatin elitar të Amerikës.

Lojtari shqiptar shkëlqeu në sezonin e kaluar me Tirol (19 gola në 28 ndeshje) ku luajti si i huazuar duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë në kampionatin austriak. Falë kësaj, ofertat për Vrionin ishin të shumta, por sulmuesi shqiptar zgjodhi Amerikën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse një transferim i tillë përtej oqeanit, do ta penalizojë në grumbullimet me kombëtaren kuqezi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by New England Revolution (@nerevolution)


Video