Liverpooli ka refuzuar një ofertë 40 milionë euroshe të Bayern për sulmuesin senegalez, Sadio Mane.
Sipas mediave britanike, “The Reds” janë habitur nga oferta e kampionëve të Gjermanisë, të cilët më herët kishin tentuar të arrinin një marrëveshje për 30 mln euro, por gjithashtu e refuzuar.
Liverpool kërkon rreth 60 mln euro për 30-vjeçarin Mane, duke u nisur nga vlerësimi i ngjashëm që Bayern i bën sulmuesit të vet, Lewandowski.
Mane dhe Lewandowski të dy kanë një vit të mbetur në marrëveshjet e tyre me klubet aktuale.
Por, polaku ka shprehur haptazi dëshirën që të transferohet te Barcelona që këtë verë pas një dekade me Bayernin.
Mane ka qenë më i rezervuar për të ardhmen. Sulmuesi bëri shaka në fundjavë se ai do të udhëhiqej nga opinioni publik në vendlindjen e tij, duke sugjeruar se shumica e njerëzve senegalez do të preferonin që ai të largohej nga Anfield.
Por sulmuesi më parë ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë në Liverpool, duke premtuar një përgjigje “speciale” për të ardhmen e tij në ditët në vijim.