Shpërthen festa kuqezi, Seferi tund rrjetën kundër Islandës (VIDEO)

6 June 2022, 21:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthen festa kuqezi, Seferi tund rrjetën kundër Islandës
Seferi tund rrjetën kundër Islandës

Ndeshja mes Islandës dhe Shqipërisë hap rrugëtimin e kuqezinjve në Ligën e Kombeve. Pas përjashtimit të Rusisë, kuqezinjtë luajnë sfidën e parë ndaj nordikëve në fushën e këtyre të fundit dhe me një fitore mund të marrin që sot vendin e parë në grup.

Në minutën e 30, Shqipëria ka kaluar në avantazh. Ka shënuar Seferi i cili i jep avantazhin kuqezinjve pas një aksioni të Abrashit i cili tentoi portën. Portieri vendas nuk ia doli të largonte sferën dhe Seferi përfitoi duke shtyrë topin në rrjetë. 


Video