Kombëtarja e Brazilit po kalon një moment të mirë në rezultate, ku shihet si një ndër pretendentët kryesor të Kupës së Botës, Katar 2022, por, duket se marrëdhënia mes futbollistëve nuk është shumë e mirë.
Në media janë publikuar disa foto ku sulmuesi i Realit, Vinicius dhe futbollisti i Evertonit Riçarlison shfaqen duke u konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit.
Situata mësohet se ka ndodhur gjatë një seance stërvitore që Brazili po zhvillonte përpara ndeshjes miqësore kundër Japonisë, ku dy futbollistët pasi kanë debatuar me njëri-tjetrin janë përleshur më pas fizikisht.
Është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të ndarë dy futbollistët, me Federatën Braziliane të Futbollit që ende nuk ka bërë një reagim zyrtar mbi ngjarjen.


