Danimarka befason Francën, Belgjika shkatërrohet nga Holanda. Mbappé e Lukaku të dëmtuar

3 June 2022, 23:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Danimarka befason Francën, Belgjika shkatërrohet nga Holanda.
Danimarka befason Francën

Franca, kampione e Botës në fuqi e ka nisur me humbje aventurën e saj në Nations League teksa në Ligën A në Grupin 1, u mposht në shtëpi ndaj Danimarkës.

“Gjelat” ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të Karim Benzema, megjithatë miqtë nuk u dorëzuan dhe përmbysën shifrat falë një dygolëshi të Cornelius. Ndërkohë që mungoi Mbappé për shkak të një dëmtimi.

Nga ana tjetër, po në Ligën A, por në Grupin 4, Holanda tregoi superioritetin e saj në ndeshjen në transfertë ndaj Belgjikës ku triumfoi me rezultatin 1-4.

Për “Tulipanët” shkëlqeu Memphis Depay me një dygolësh, ndërsa shënoi edhe Bergëijn me Dumfries. Në fund, goli i Batshuayi kishte vetëm vlerë statistikore. Lukaku nuk luajti për shkak të një dëmtimi.

Ndërkaq, Austria në Grupin 1 të Ligës A, kaloi pa problem në transfertë me rezultatin 0-3, Kroacinë.

 


Video