Gaz Demi prezanton drejtorin e ri sportiv të Partizanit

1 June 2022, 18:41Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gaz Demi prezanton drejtorin e ri sportiv të Partizanit
Gaz Demi prezanton drejtorin e ri sportiv të Partizanit

Klubi i Partizanit ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Elton Marinin i cili është zyrtarisht drejtori sportiv i të kuqve.

Marini është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe menjëherë do të nis detyrën e re në shërbim të skuadrës.

Ish-lojtari i Partizanit dhe menaxher i suksesshëm Elton Marini rikthehet të jetë pjesë e familjes së kuqe tashmë në postin e drejtorit sportiv.

Falë bashkëpunimit të hershëm me Elton Marinin pjesë e Partizanit ka qenë sulmuesi i njohur Kaleb Ekuban, dhe aktualisht sulmuesi Xhuliano Skuka.

Me 16 herë kampionët e Shqipërisë si lojtar Marini është aktivizuar përgjatë viteve 1995, 1996, 1997 dhe 1998.


Video