VIDEO+FOTO/ Tifozi futet në fushë gjatë ndeshjes Vllaznia Laçi, "zbor" stjuardëve

31 May 2022, 21:39Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO+FOTO/ Tifozi futet në fushë gjatë ndeshjes Vllaznia
Tifozi në fushë

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit është ndërprerë për disa minuta dhe shkak është bërë një tifoz shkodran i cili ka hyrë fushën e blertë.

Tifozi i Vllaznisë ka shkuar menjëherë drejt mesfushorit Ardit Krymi për ta përqafuar. Kjo sfidë është e fundit për të, pasi ai do të transferohet në Bjellorusi në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Është dashur futja e katër stjuardëve për kapjen e tifozit dhe nxjerrjen e tij jashtë fushe, por kjo gjë ka ndodhur pas disa rrëshqitjesh në barin e blertë.

Finalja e Kupës u fitua nga ekipi i Vllaznisë me rezultatin 2-1 pas minutave shtesë dhe kështu shkodranët siguruan dhe pjesëmarrjen në kupate e europës.

 

VIDEO+FOTO/ Tifozi futet në fushë gjatë ndeshjes VllazniaVIDEO+FOTO/ Tifozi futet në fushë gjatë ndeshjes VllazniaVIDEO+FOTO/ Tifozi futet në fushë gjatë ndeshjes VllazniaVIDEO+FOTO/ Tifozi futet në fushë gjatë ndeshjes VllazniaVIDEO+FOTO/ Tifozi futet në fushë gjatë ndeshjes Vllaznia



Video