Numri një në renditjen botërore, Iga Swiatek vërtetoi se përse ishte favoritja e padiskutueshme për të fituar French Open. Tenistja polake mposhti Coco Gauff pa shumë kund për të fituar titullin e saj të dytë Grand Slam.
Swiatek fitoi 6-1 6-3 kundër adoleshentes amerikane për të shënuar fitoren e saj të 35-të radhazi - duke barazuar serinë më të gjatë të WTA-së këtë shekull.
Gauff, 18, ishte duke konkurruar në finalen e saj të parë të madhe dhe bëri një fillim nervoz të ndeshjes.
Swiatek, e cila gjithashtu fitoi Roland Garros në 2020, përfitoi nga nervozizmi i kundërshtares, që gaboi edhe në nisjet e topave dhe siguroi titullin e gjashtë radhazi.
Shifrat e polakes janë të frikshme. Swiatek ka fituar në 56 nga nga 58 setet e saj të fundit. Ajo gjithashtu mbajti serinë e saj të fitoreve në finale, duke e rritur atë rekord në nëntë radhazi.