Lamine Yamal shkruan historinë, bëhet lojtari më i ri që shënon në Europian

9 Korrik 2024, 23:32Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lamine Yamal dhe Dani Olmo

Lamine Yamal bëhet futbollisti më i ri që shënon në një Europian. Është vetëm 16 vjeç e 362 ditë, por talenti spanjoll ka bërë për vete të gjithë tifozët e futbollit kudo në botë.

Yamal shënoi golin e barazimit në ndeshjen me Francën dhe shkruan historinë duke u bërë lojtari më i ri në moshë që arrin të shënojë në një turne të tillë. Futbollisti spanjoll thyen rekordin e zviceranit Johan Vonlanthen që ishte 18 vjeç e  141 ditë kur shënoi kundër Francës në Europianin e vitit 2004.

Përveç golit të shënuar, Yamal ka dhuruar dhe 3 asist në këtë “Euro 2024”.

Ndërsa Dani Olmo bëhet i pari lojtar i Spanjës që shënon në tre ndeshje radhazi me eliminim direkt në arenën europiane.

Kujtojmë se lojtari i Leipzig shënoi në fazën e 1/8 ndaj Gjeorgjisë, realizoi në çerekfinale ndaj Gjermanisë dhe sot në gjysmëfinale ndaj Francës.

Në sfidën ndaj “Gjelave”, Dani Olmo realizoi golin e tretë në këtë “Euro 2024”.

Video