Lajm i mirë për kuqezinjtë, Sylvinho i thotë PO sërish Shqipërisë!

9 Korrik 2024, 15:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sylvinho

Braziliani Sylvinho do vijojë të jetë trajneri i kombëtares. 50-vjeçari ka vendosur të rinovojë kontratën me Shqipërinë edhe pse kishte disa oferta.

Sylvinho do jetë i lidhur me Shqipërinë deri në Botërorin e Amerikës që luhet në qershor të 2026,

Gazetari sportiv Enriko Gabaj ka konfirmuar se Sylvinho ka zgjedhur të rinovojë kontratën me Shqipërinë, ndërsa zyrtarizimi për rinovimin pritet të ndodhë sot ose nesër.

Kujtojmë se dita e sotme, 9 korrik, është edhe dita e fundit që Sylvinho ka kontratë me Shqipërinë, pasi më 9 janar të 2023 braziliani vendosi të firmoste për 18 muaj me përfaqësuesen kuqezi.

Video