PRAPASKENAT/ Si dështuan negociatat me Sylvinho, gazetari: Braziliani pret një…

9 Korrik 2024, 14:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sylvinho/ Enriko Gabaj

Ecuria pozitive me kombëtaren shqiptare bën që Sylvinho të jetë në krye të merkatos së trajnerëve.

Braziliani i cili aktualisht vijon i qetë pushimet, ndërsa nuk ka firmosur ende rinovimin me kuqezinjtë.

Burime për gazetarin, Enriko Gabaj, kanë pohuar se Sylvinho ka si synim qëndrimin në Portugali, aty ku ekipi i preferuar prej tij është Sporting Lisbon.

Problem mbetet trajneri Ruben Amorim, pasi largimi i këtij të fundit do t’i hapte vendin brazilianit, që po qëndron pas kuintave.

Paga e Sylvinhos bashkë me stafin është e përballueshme nga 20 herë fituesit e kampionatit portugez.

Sylvinho ishte shumë pranë marrjes së ekipit, por dështimi i marrëveshjes mes Amorim dhe Liverpool bëri që braziliani të mos emërohet.

Amorim po ashtu kërkon një aventurë të re, e në rast largimi, Sylvinho mund të konsiderohet trajner i Sportingut të Lisbonës.

Gazetari Enriko Gabaj mëson se mëson se Sylvinho ka lënë të hapur mundësinë për një rikthim në Shqipëri, por sigurisht me kushte të përmirësuara.

Video