Caktohet sot finalistja e parë e Euro 2024

9 Korrik 2024, 08:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Euro 2024 ka hyrë në fazën finale të saj, teksa mbrëmjen e sotme do të mësohet dhe finalisti i parë i kompeticionit.

Spanjë do të ndeshet në orën 21:00 me Francën, në një takim që pritet të dhurojë spektakël dhe emocione për të gjithë futbolldashësit në kontinentin e vjetër, por edhe më gjerë.

Iberikët vijnë të gjymtuar në këtë takim pas eliminimit të Gjermanisë dhe me mungesa të rëndësishme, teksa “Gjelat” kanë në dispozicion të gjithë organikën, pavarësisht minutave të shumta që lojtarët kanë në këmbët e tyre pasi dy ndeshjet e fundit kanë shkuar me shtesë.

Takimi do të zhvillohet në Allianz Arena, ku pritet që të 66 mijë vendet e stadiumit të jenë plot.

Nesër në të njëjtën orë do të luhet dhe gjysmëfinalja tjetër mes Anglisë dhe Holandës për të përcaktuar dhe finalisten tjetër që do të ndeshet për Kupën e Evropës.

Video