Kriza pa fund e Manchester United: Dy ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për Ten Hag

30 Shtator 2024, 19:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kriza pa fund e Manchester United: Dy ndeshjet e ardhshme janë vendimtare
Ten Hag

Manchester United, e ka nisur sezonin e ri, me probleme të mëdha.

Skuadra nuk bind në kampionat dhe së fundmi pësoi humbjen e radhës.

Disfata 0-3 në shtëpi nga Tottenham, ka bërë që të shtohen zërat për një largim të mundshëm të trajnerit Erik Ten Hag.

Megjithëse tifozët kërkojnë shkarkimin e holandezit, klubi nuk është i këtij mendimi.

Drejtuesit e Manchester United, i kanë konfirmuar besimin e tyre trajnerit për momentin, por kjo nuk mund të vazhdojë gjithmonë.

Dy ndeshjet e radhës, janë vendimtare për të ardhmen e holandezit. Në rast se rezultatet nuk ndryshojnë ndaj Porto-s në Europa League dhe ndaj Aston Villa-s në kampionat, atëherë shkarkmi i Ten Hag do të ishte i pashmangshëm.

Manchester United këtë sezon numëron vetëm tre fitore kundër Fulham, Southampton dhe Barnsley, dy barazime dhe tri humbje, ndërsa brenda në “Old Trafford” ka shënuar vetëm një gol.


Vox Pop

Video