Aktori i njohur shqiptar Çun Lajçi i është bashkuar reagimeve kundër bashkëpunimit të Federatës Shqiptare të Futbollit me atë të Serbisë, për organizimin e Kampionatit Europian 2027 për moshat nën 21 vjeç.
Ai ka reaguar ashpër, duke thënë se kreu i FSHF-së, Armand Duka, "mendon me kokën e Ramës", dhe se ai nuk do e mbështesë më kombëtaren shqiptare të futbollit.
Reagimi i plotë i aktorit Çun Lajçi:
Z.Duka
Miqësia me Sebinë doli t’ishte ma e fortë se arsyetimi para ekraneve!
- Ti mendon me kokën e Ramës o zotni, jo me zemrat e tifozëve mbarëshqiptarë e me Federatën!
- E shikon?
Edhe unë jam njëri nga ata që vinte mbas jush edhe atëherë kur binte shi, por jo edhe mbas “arsyetimit” mashtrues!
- Kurrë, madje as n’TV s’do t’iu përcjell sepse ti e turpërove Shqipërinë, Kosovën e Iliridën me miqësinë tande me Vuçiqin!
- Mos të qoftë i leht dheu mbi kokën tande!