Katari eliminohet nga Kupa e Botës, por arrin të shënojë një gol "nderi" (VIDEO)

25 November 2022, 16:15Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Katari eliminohet nga Kupa e Botës, por arrin të shënojë
Senegal-Katar

Senegali ka arritur të fitojë bindshëm ndaj Katarit me rezultatin 1-3, ndeshje e vlefshme për grupin A të Kupës së Botës. 

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1, falë golit të Dia, ndërkohë që në pjesën e dytë u shënuan plot 3 gola të tjerë.  Diedhiou dhe Dieng shënuan dy herë për Senegalin, ndërkohë që golin e vetëm për Katarin e shënoi Muntari.

Senegali arrin të marrë 3 pikët e para në grup, ndërsa Katari, vendi organizator i kësaj Kupe Bote, është eliminiuar, pavarësisht se do të luajnë edhe një ndeshja përballë Holandës.

Gjithsesi, edhe nëse nuk shënojnë në ndeshjen e ardhshme, ata arritën të shënonin një gol nderi në këtë Kupë Bote ku morën pjesë si vendi organizator.

 

 

 


Video