
Holanda nuk e ka diskutuar ditën e sotme fitoren ndaj Katarit.
Tulipanët kanë qenë në çdo moment dominant ndaj kombit që pret Kupën e Botës, dhe pas disa rasteve të krijuara ka ardhur edhe goli.
Në minutën e 26-të, Klaassen dha një top të bukur për Gapko, ku ky i fundit në mënyrë perfekte futet brenda zonës dhe nuk gabon përpara portës.
Pjesa e dytë ishte përsëri në favorin e Holandës, ku në minutën e 49-të ishte De Jong i cili dyfishoi shifrat. Në minutën e 68-të, Holanda shënoi edhe të tretin, por VAR ndërhyri duke anuluar golin pasi në momentin e nisjes së aksionit, topi ishte kapur me dorë.
Me këtë fitore Holanda siguron vendin e parë me shtatë pikë, ku tashmë është zyrtarisht e kualifikuar për në fazën tjetër të Kupës së Botës.