Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Shumë spektakël, gola dhe emocione prodhoi sfida mes Koresë së Jugut dhe Ghanës e cila u mbyll 2-3 me fitoren e ekipit afrikan.
Fraksioni i parë i lojës u mbull me avantazhin e dyfishtë të Ganës, e cila gjeti rrugën e rrjetës me Salisu 24′ dhe Kudus 34′.
Por, në pjesën e dytë, Koreja u kundërpëgjigj duke barazuar shifrat nga dopieta e Cho Gue-Sung 58′ 61′. Megjithatë ekipi afrikan nuk u dorëzua dhe gjeti golin fitores me Kudus në 68′ i cili e mbyll këtë sfidë me dopietë.
Kjo fitore e ngjit Ganën në vendin e 2 të Grupit H me 3 pikë, po aq sa ka dhe Portugalia që luan në mbrëmje përballë Uruguajit, që pozicionohet në vendin e 3 me 1 pikë po aq sa ka dhe Koreja e Jugut.