Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Interi është mposhtur me përmbysje ndaj Udinezes me rezultatin 3-1 në stadiumin “Dacia Arena”, e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A italiane.
Të parët që kaluan në avantazh ishin të besuarit e Simone Inzagit me një “magji” të Nikolo Barelës me goditje dënimi në minutën e 5′. Baraspesha u vendos në minutën e 22′ ku Milan Skriniar shënon në portën e tij.
Pas dy fitoreve radhazi mes kampionatit dhe Champions-it, respektivisht kundër Torinos dhe Viktoria Plzen, Interi pëson disfatën e tretë në kampionat, pas Lacios në transfertë dhe në derbi ndaj Milanit në stadiumin “San Siro”.
Me këtë humbje, zikaltërit renditen në vendin e 6-të me 12 pikë të grumbulluar, ndërsa Udineze ngjitet në vendin e parë me 16 pikë.