Gol për kopertinë ndaj Gallatasarajit, Endri Çekiçi mahnit Turqinë dhe e feston me Megi Pojanin (VIDEO)

16 September 2022, 22:39Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gol për kopertinë ndaj Gallatasarajit, Endri Çekiçi
Endri Çekiçi

Endri Çekiçi nuk e ka humbur rastin për të lënë shenjën e tij në një ndeshje të madhe, siç ishte sfida e sotme ndaj Gallatasarajit. Pogradecari realizoi një gol për kopertinë ndaj gjigantëve turq.

Lojtari i Kombëtares shkarkoi të djathtën nga një distancë prej rreth 30 metrash, duke tundur rrjetën e Gallatasarajit. Ishte një gol që ndezi stadiumin dhe që i dha barazimin e përkohshëm Koniasporit.

Realizimi fantastik i lojtarit shqiptar u shoqërua nga shpërthimi i lojtarit pogradecar që vrapoi drejt shkallëve të stadiumit "Ali Sami Yen" për ta festuar golin me Megi Pojanin, bukuroshen e ekranit shqiptar.


Por vetëm pak pas golit mesfushori-sulmues la fushën për shkak dëmtimi. Një lajm i keq ky për trajneri Edi Reja, i cili sot shpalli listën për dy ndeshjet me Izraelin dhe Islandën. Megjithatë, mbetet për t’u parë se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë.

Koniaspori e humbi ndeshjen me rezultatin 2-1, por ai gol nga Çekiçi ka pushtuar rrjetet sociale jo vetëm në Turqi.


Video