Gjesti i TURPSHËM ndaj tifozëve, Ronaldo TALLET sërish: Festim normal në Europë!

11 March 2024, 13:18Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gjesti i TURPSHËM ndaj tifozëve, Ronaldo TALLET sërish: Festim
Cristiano Ronaldo

Në prag të ndeshjes Al-Nassr - Al-Ain, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve të Azisë, Cristiano Ronaldo, u rikthye të flasë për episodin e regjistruar më 25 shkurt, i cili më pas çoi në skualifikimin me një ndeshje dhe gjobë për kampionin portugez.

Në fakt, kundër Al-Shabab, CR7 u përgjigj me një gjest të shëmtuar ndaj publikut, i cili ishte përpjekur ta nervozonte 5 herë fituesin e "Topit të Artë" duke kënduar këngë në favor të, Leo Messit.

CR7, pak orë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Azisë, u përpoq të sqaronte episodin që e pa atë si protagonist më 25 shkurt 2024, gjatë ndeshjes Al Shabab - Al-Nassr:

"Askush nuk është perfekt, jeta përbëhet edhe nga gabime. Sa më pak gabime të bëjmë gjatë jetës sonë, gjatë përvojës sonë, aq më mirë. Ajo që mund të premtoj është se jam një lojtar që jep gjithçka në fushë, një lojtar i pasionuar, një lojtar që gjithmonë dëshiron të fitojë. Unë jam një lojtar që nuk më pëlqen të shoh njerëz kundër lojës. Shumë herë njerëzit keqinterpretojnë atë që mund të provoj, por nuk është gjithmonë ajo që njerëzit mendojnë. Çfarë ka ndodhur ditë më parë ishte një keqkuptim”.

Cristiano Ronaldo, (CR7) më pas shpjegoi: "Unë gjithmonë do t’i respektoj kulturat e të gjitha vendeve, siç kam bërë deri më tani, por ajo që njerëzit shohin nuk është gjithmonë realiteti.

Siç thashë dhe përsëris, është e qartë se nuk do ta bëj më në këtë vend, por në Evropë është shumë normale. Ndonjëherë pasioni dhe emocioni i lojës na shtyjnë të bëjmë disa gabime".


Video