Ndahet nga jeta krijuesi i "Dragon Ball"!

8 March 2024, 10:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahet nga jeta krijuesi i "Dragon Ball"!
Dragon Ball

Krijuesi i Dragon Ball, një prej serialeve japoneze më me ndikim dhe më të shitura të të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 68-vjeçare.

Akira Toriyama pësoi një hematomë akute subdurale, një lloj gjakderdhjeje pranë trurit, tha studioja e tij të premten.

Dragon Ball është jashtëzakonisht i popullarizuar në mbarë botën dhe seriali ka prodhuar gjithashtu versione vizatimore dhe filmash.

Fansat i kanë bërë homazhe Toriyama për krijimin e personazheve që janë bërë pjesë e fëmijërisë së tyre.


Video