Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
AC Milan po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të sulmuesit shqiptar Armando Broja, i cili e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2023/24 në huazim te Fulham.
Sipas gazetarit sportiv Nicolo Schira, kuqezinjtë italianë e shohin shqiptarin si një sulmues rezervë.
Më herët u raportua se “Blutë” synojnë të ndahen përfundimisht me Brojën pasi ai të kthehet në klubin londinez.
Te Fulhami, 22-vjeçari shqiptar luajti 8 ndeshje, duke shënuar vetëm një asistim.
Gjithashtu, u raportua se Chelsea është i gatshëm të sakrifikojë sulmuesin shqiptar së bashku me tre lojtarë të tjerë për të mbajtur mbrojtësin Levi Colwill.
Milani e përfundoi sezonin në vendin e dytë në renditjen e Serie A, pas Interit me 19 pikë.