Votimi flet qartë, merret vendimi përfundimtar për përdorimin e sistemit VAR në Premier League!

6 June 2024, 15:48Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Votimi flet qartë, merret vendimi përfundimtar për
Premier League

Tashmë është zyrtare, sistemi VAR do të vijojë të përdoret në Premier League.

Vendimi ka ardhë nga mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, ku në bazë të votimit të bërë, vetëm Wolves ka dalë kundër.

“Klubet e Ligës Premier sot votuan në favor të vazhdimit të funksionimit të VAR-it në Ligën Premier. Ndërsa VAR prodhon vendimmarrje më të sakta, u ra dakord që duhet të bëhen përmirësime për të mirën e lojës dhe tifozëve.

Si pjesë e diskutimeve të plota në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, u ra dakord që PGMOL (Shoqata e Gjyqtarëve), Liga Premier dhe klubet të gjithë kanë role të rëndësishme për të luajtur në përmirësimin e sistemit dhe reputacionit të tij”, shkruhet në deklaratë.


Video