Një javë më parë, ai u përfshi në polemika pas një penalltie të anuluar në sfidën Lecce-Torino, teksa tashmë arbitri Antonio Rapuano është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes në ndeshjen Verona-Juventus, zhvilluar në stadiumin “Bentegodi”.
Këtë herë, veprimet e tij kanë shkaktuar reagime të ashpra, sidomos nga ana e trajnerit Tudor, dhe sipas raportimeve të mediave italiane, mund t’i kushtojnë një pezullim të përkohshëm nga elita e futbollit italian.
Gjyqtari 40-vjeçar, i lindur në Rimini, mori disa vendime skandaloze gjatë ndeshjes në dëm të Juves. Fillimisht, ai akordoi një penallti për Veronën pas një topi që preku krahun e Joao Marios, një rast që ngjalli debat për interpretimin e “topit të papritur”.
Më pas, u vu në qendër të kritikave për mosdhënien e një kartoni të kuq ndaj mbrojtësit Orban, i cili goditi me bërryl në fytyrë mbrojtësin Gattin, një episod i konsideruar i dhunshëm dhe i qëllimshëm.
Asociacioni i Arbitrave Italianë raporton se gabimet në këtë ndeshje janë cilësuar si të rënda dhe mund të rezultojnë në një “ulje në Serie B” për Rapuanon për disa javë, si një formë ndëshkimi dhe reflektimi.