FIFA rrit bonuset për Kombëtaret, ja sa do jetë shuma e majme që do arkëtojnë Kampionët e Botës

5 Qershor 2026, 14:11Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një Botëror kaq i pasur nuk ka ndodhur kurrë në historinë e futbollit.

Pas kongresit të FIFA-s në Vankuver është vendosur që shpërblimet financiare për skuadrat pjesëmarrëse të rriten nga 727 milionë dollarë në 871 milionë dollarë. E thënë ndryshe, sa dyfishi i Botërorit të fundit në Katar.

Skuadrat pjesëmarrëse në këtë Botëror do të përfitojnë 10 milionë dollarë për kualifikimin dhe 2,5 milionë për përgatitjet e këtij kompeticioni.

Gjithashtu FIFA ka vendosur që të ndihmojë ekipet dhe delegacionet me shpërndarjen e 16 milionë dollarëve të tjerë për shpenzimet që do të kenë gjatë kësaj kohe.

Pjesa më e madhe e të ardhurave do të fitohet nga skuadrat që do të kenë ecuri pozitive në këtë Botëror.

Ato që do të shkojnë në fazën e 1/8-ave do të arkëtojnë 15 milionë euro, ndërsa çerekfinalet paguhen 19 milionë dollarë.

Skuadra fituese e kampionatit Botëror do të fusë në arkat e federatës së saj 50 milionë dollarë, ndërsa ekipi finalist 33 milionë.

Ky edicion do të fillojë më 11 qershor.


Video