Ferrari dominon në Bahrein, zë dy vendet e para në podium për herë të parë që prej 2010-s

20 March 2022, 18:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ferrari dominon në Bahrein, zë dy vendet e para në podium

Ky mund të jetë sezoni i rikthimit të madh të Ferrarit. “Kokëkuqja” zuri dy vendet e para në garën hapëse të Formula 1.

Leclerc u rendit i pari, duke lënë pas vetes Sainz në garën e zhvilluar në Bahrein.

Për të parë për herë të fundit një fitore të dyfishtë të Ferrarit në një garë të Formula 1, duhet rikthyer pas 12 vite në kohë, me dyshen Alonso Massa, ndërsa kjo ishte edhe hera e parë që Ferrari fitonte në këtë cirkuit prej 2019-s.

Vendin e tretë të podiumit e mori kampioni i botës në fuqi dhe piloti i Mercedes, Leëis Hamilton.


Video