Flamujt dhe bluzat që tregojnë mbështetje për viktimat e konfliktit izraelito-palestinez nuk do të lejohen për ndeshjet e Anglisë kundër Australisë dhe Italisë në Wembley.
Këhstu ka bërë me dije "The Football Association" në një deklaratë për mediat këtë të enjte teksa pritet të nisin ndeshjet kualifikuese për Euro2024.
Anglia pret Australinë në një miqësore të premten përpara se të përballet me Italinë ditën e martë.
“Të premten në mbrëmje, ne do të kujtojmë viktimat e pafajshme të ngjarjeve shkatërruese në Izrael dhe Palestinë”, tha FA në një deklaratë.
“Ne do të lejojmë vetëm flamuj, komplete kopje dhe përfaqësime të tjera të kombësisë për kombet konkurruese brenda stadiumit ëembley për ndeshjet e ardhshme kundër Australisë dhe Italisë", thuhet në deklaratë.
"Lojtarët e Anglisë dhe Australisë do të mbajnë shirita të zinj", shtoi FA, "dhe do të ketë një minutë heshtjeje përpara fillimit".