Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit radhazi!

31 Maj 2026, 21:38Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Egnatia

Skuadra e Egnatia është shpallur kampione për edicionin e tretë radhazi në Abissnet Superiore pasi ka mbyllur edhe formulën e re të “Final Four” në vendin e parë, falë golavarazhit në ndeshjet direkte me Elbasanin meqë kishte të njëjtën kuotë pikësh.

Rrogozhinasit kanë triumfuar 2-0 në ndeshjen e fundit duke vulosur ecurinë perfekte të tyre në mini-turne, për të blinduar vendin e parë të cilin ia rrëmbyen rivalëve që në ndeshjen e kaluar.

Dy gola të Albanezes në pjesën e parë, vendosën edhe këtë sfidë të luajtur në “Elbasan Arena” dhe i siguruan titullin ekipit të drejtuar nga Nevil Dede.


Video