Videolajm/ Elseid Hysaj gjobitet nga policia, ja arsyeja!

31 Maj 2026, 19:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Elseid Hysaj

Dy futbollistët e Kombëtares tonë, Elseid Hysaj dhe Taulant Seferi ndodhen në Tiranë për 2 ndeshjet e radhës miqësore që Shqipëria në drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran do të zhvillojë javën që vjen.

Sakaq, para përgatitjeve për këto sfida lojtarët e kombëtares nuk kanë shpëtuar rrugët e kryeqytetit pa marrë dhe një gjobë nga Policia Rrugore.

Siç duket dhe nga video e siguruar nga VoxNews, makina e mbrojtësit Hysaj është ndaluar nga efektivët e Rrugores dhe ka marrë një gjovbë për tejkalim shpejtësie në qendër banimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

Në makinë me Hysajn ka qenë dhe sulmuesi, Taulant Seferi.

Hysaj duket edhe teksa flet me efektivin që vendos gjobën, për të sqaruar situatën, megjithatë fatura e gjobës nuk iu kursye mbrojtësit të krahut të djathtë.


Video