Liverpool ka njoftuar largimin e Arne Slot pas dy sezonesh në krye të skuadrës. Klubi e cilësoi vendimin si një marrëveshje të përbashkët, megjithëse mediat angleze e raportojnë si shkarkim.
Trajneri holandez largohet pasi fitoi titullin e 20-të kampion të Anglisë në sezonin e tij të parë, por edicioni i fundit u mbyll me vendin e pestë në Premier League.
Sipas klubit, Liverpool synon një stil loje më agresiv dhe më sulmues për të ardhmen.
Arne Slot mori drejtimin e ekipit në vitin 2024, duke pasuar Jurgen Klopp pas nëntë vitesh të gjermanit në “Anfield”.
Ndërkohë, kandidati kryesor për stolin e Liverpoolit konsiderohet Andoni Iraola, i cili së fundmi u largua nga Bournemouth.
Emri i teknikut spanjoll lidhej edhe me Milanin, Crystal Palace dhe Bayer Leverkusen, por tani Liverpool duket destinacioni më i mundshëm.