Champions League/ Arsenali shkëlqen me “tris”, Napoli zhgënjen sërish

4 Nëntor 2025, 20:55Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arsenali shkëlqen me “tris”

Dy ndeshjet e para të raundit të katërt në Ligën e Kampioneve, nuk zhgënjyen pritshmëritë.

Arsenali fitoi pastër, me rezultatin 3-0 në transfertë ndaj Slavia Prague. Bukayo Saka zhbllokoi sfidën me penallti, ndërsa Merino realizoi dopietë në pjesën e dytë.

Arsenali vazhdon kështu ecurinë perfekte, me katër fitore, ku ka shënuar 11 herë dhe nuk ka pësuar asnjë gol.

Në duelin tjetër, Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Eintracht Frankfurt.

Tjetër zhgënjim nga kampionët e Italisë, që në Europë duken si një skuadër tjetër, pasi pas 4 ndeshjesh kanë marrë vetëm 4 pikë.

 


Video