Arbër Hoxha ngjit Dinamo Zagreb në krye, shënon supergol në Kroaci (VIDEO)

1 Nëntor 2025, 19:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbër Hoxha

Arbër Hoxha ka kalon formë të shkëlqyer në Kroaci, aty ku është pjesë e skuadrës së Dinamo Zagreb.

Pas supergolit me Kombëtaren, në miqësoren ndaj Jordanisë, sulmuesi ka shënuar një tjetër “perlë”.

Hoxha i dha fitoren 2-1 Dinamos ndaj Rijekës, falë një goli të shënuar në minutën e 84-t, pasi rezultati ishte fiksuar në 1-1.

Pas një lëvizje të bukur në anësore, ai lëshoi një gjuajtje të bukur, e cila u ndal në fundin e rrjetës. Ky gol rezultoi vendimtar, për t’i dhënë fitoren Dinamos, e cila ngjitet në krye të renditjes me 25 pikë.

Për Hoxhën, ky është goli i tretë në Kroaci për këtë sezon, ndërsa numëron edhe dy asiste.


Video