Bayern Mynih e nis vitin me një barazim, ndalet nga Leipzig

20 Janar 2023, 23:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bayern Mynih e nis vitin me një barazim, ndalet nga Leipzig

Pas disa fitoreve rresht, Bayern Mynih është ndalur nga RB Leipzing me një barazim 1-1 në Bundesliga. Vendasit e rrezikuan më shumë në portën kundërshtare por mysafirët arritën që të kontrollonin lojën.

Goli i parë në këtë takim u bë nga Eric Maxim Choupo-Moting në minutën e 37-të dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Ndërsa, goli i barazimit erdhi nga Marcel Halstenberg në minutën e 57-të.

Megjithatë, në fund diferenca mbetet e pandryshuar pasi Bayerni vijon që të mbajë vendin e parë me 35 pikë, kurse Leipzing renditet i treti me 29 pikë.

Ndeshja e ardhshme e ekipit të Julian Nagelsmann është ndaj Koln kurse ekipi i Marco Rose luan kundër Schalkes.

Video