VIDEO/ Rivalë me CR7 për gola, Sokol Cikalleshi gjen sërish rrugën e rrjetës

20 Janar 2023, 18:00Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sokol Cikalleshi

Sokol Çikalleshi vazhdon që të jetë protagonist me skuadrën e tij Al Khalej në Arabinë Saudite. Bomberi kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 3-0 që skuadra e tij mori përballë Al Raed.

Çikalleshi ka vulosur fitoren e Al Khalej, e treta radhazi në kampionat, duke shënuar golin e tretë të sfidës në minutat e fundit të takimit.

Ky ishte goli i dytë radhazi në kampionat për sulmuesin kavajas dhe i treti në 13 ndeshje të luajtura me fanellën e Al Khalej.

Bomberi shqiptar po kalon një formë shumë të mirë dhe po ndihmon skuadrën e tij që të ngjitet në renditje dhe ti largohet përkohësisht zonës së ftohtë që të zbret në kategorinë inferiore.

Kujtojmë se në të njëjtin kampionat luan dhe ylli portugez Cristiano Ronaldo me Al Nassr dhe për Cikalleshin është një privilegj që të rivalizojë me të se kush shënon më shumë gola.

Video