Sekreti fshihej në shishen e ujit…Pritjet fantastike të penalltive nga portieri i Osasuna bëjnë xhiron e botës

19 Janar 2023, 12:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Përpara çdo ndeshjeje ne bëjmë një studim dhe trajneri i portierëve (Richard Sanzol) më ka specifikuar në një shishe se ku e ka goditur penalltitë e fundit secili prej lojtarëve kundërshtarë”.

Kështu tha Sergio Herrera, portieri i Osasuna, pasi bëri dy pritje të goditjeve nag pika e bardhë dhe kualifikoi të tijtë në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Portieri, i cili bëri një pritje të jashtëzakonshme ndaj Canales, shpjegoi në fund të lojës se, siç shihet në foto, kishte shkruar se ku gjuante secili lojtar i Betisit.

Edhe pse ka shtuar se “në fund i kam ndryshuar pothuajse të gjitha”, duke qeshur. Midis është vetëm një shembull më shumë se si ka funksionuar fati i 11-metërshave tek Osasuna kësaj here, prej nga u vendos fituesi, pas barazimit edhe në kohën shtesë.

Video