Australian Open, Nadal eliminohet që në raundin e dytë

18 Janar 2023, 10:59Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Australian Open nis menjëherë me një blof të madh.

Aventura e Rafa Nadal, numrit dy në botë, përfundoi që në raundin e dytë. Tenisti spanjoll, dukshëm në një formë jo të mirë fizike, u dorëzua përballë amerikanit Mackenzie McDonald i cili triumfoi 3-0 me sete.

Nadal kërkoi ndihmën e fizioterapistit që në setin e parë pasi një shqetësimi muskulor në këmbën e majtë. Gjendja e tij nuk ndryshoi me kalimin e seteve duke bërë që në fund të dorëzohej.

Shpërtheu në lot edhe bashkëshortja e tij e cila ndodhej në tribunë. Nadal mbyll shumë shpejt çmimin e parë të madh për këtë vit, turne ku ishte kampion në fuqi.

Video