
Tottenham tenton mrekullinë, por Antonio Conte nuk ia del mbanë edhe pse me dy gola avantazh në pjesën e parë.
Manchester City zhvillon një pjesë të dytë stratosferike për të rigjetur ritmin dhe evituar humbjen e dytë rresht pas disfatës në derbi.
Fiton 4-2 skuadra kampione e Anglisë në ndeshjen e luajtur në “Etihad Stadium” ku tifozët vendas u trembën për një tjetër humbje të mundshme që mund ta kishte mbyllur përfundimisht kapitullin titull për të besuarit e Pep Guardiolës.
Golat e Kulusevskit dhe Emerson u zhvlerësuan nga Alvarez, Halaand dhe rrjetat e fitores të shënuara që të dyja nga Riyad Mahrez që po bëhet përherë e më shumë vendimtar te skuadra bardhekaltër.
Fitore që e afron momentalisht në 5 pikë me Arsenalin ekipin e City-t, ndërsa Tottenham largohet edhe më shumë nga zona Champions.