“Karta e Ronaldos”, prokuroria drejt rihapjes së çështjes për Juventusin

19 Janar 2023, 14:13Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kompromentohet pozicioni i Juventusit në lidhje me hetimet sportive e penale. Karta e famshme e Ronaldos është në duart e Guardia di Finanza-s, e cila e gjeti dokumentacionin në zyrën e avokatit Federico Restano më 23 mars 2022, gjatë një kontrolli. Cila është saktësisht karta e Ronaldos? 

Bëhet fjalë për një marrëveshje mes palëve për pagesën e shtyrë prej 19.6 milionë eurosh si borxh i mbetur, që Juventusi kishte grumbulluar karshi futbollistit portugez përpara transferimit të tij te Manchester United.

Një borxh që sipas hetuesve nuk do të ishte futur kurrë në pasqyrat financiare dhe që, nëse konfirmohet, do ta komplikonte situatën e klubit të Juventusit të thirrur për t’u përgjigjur në gjykimin e marrëveshjes për pagat mujore të paguara për lojtarët e tij dhe heqja dorë nga një pjesë e pagesave.

Dokumenti që “teorikisht nuk duhet të ekzistojë”, janë fjalët e përdorura nga kreu i zyrës ligjore të Juventusit, Cesare Gabasio, dhe të përgjuara gjatë një interviste me drejtorin sportiv Federico Cherubini, nuk mban firmën e futbollistit portugez dhe ky është një detaj domethënës që mund të ndryshojë ekuilibrat.

Mediat italiane bëjnë me dije se Guardia di Finanza pritet t’i çojë një pyetësor Ronaldos për t’u përgjigjur në lidhje me këtë aferë. Portugezi duket i pastër, por jo Juventus.

Video