Endri Çekiçi refuzon Spanjën, zgjedh kalimin në Greqi

20 Janar 2023, 08:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Endri Çekiçi është pranë kalimit në kampionatin grek të futbollit.

Mediat në Turqi (19saat) bëjnë me dije se fantazisti i Konyaspor do lërë elitën turke dhe do kalojë në ekipin e AEK-ut të Athinës.

Verdhezinjtë e kryeqytetit grek janë në garë të ethshme me Panathinaikos dhe Olympiacos për kreun e klasifikimit, me Çekiçin që shihet si afrimi i duhur.

Nuk bëhet me dije nëse pogradecari do kalojë qysh në merkaton e janarit në Greqi, apo vera që vjen do sjellë largimin e tij falas nga Konyaspor.

Me 2 gola dhe një asist në 12 ndeshje, Çekiçi ka bërë mirë në Turqi paçka një dëmtimi. Veç ofertës nga Greqia, media turke bën me dije se Çekiçi ka refuzuar një ofertë edhe nga Spanja.

Video