Bayern drejt titullit kampion në Bundesligë, likuidon edhe Schalke 04

13 May 2023, 20:09Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bayern drejt titullit kampion në Bundesligë, likuidon edhe Schalke 04
Bayern drejt titullit kampion në Bundesligë

Në Gjermani gara duket se po shkon drejt fundit pasi Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore tjetër duke ruajtur distancën me Borussian e Dortmundit.

Viktima e radhës ishte Schalke 04 që u shkatërrua me rezultatin 6-0.

Skuadra bavareze ngjitet kështu në kuotën e 68 pikëve për një titull që do të ishte i dhjeti rresht për skuadrën bavareze, edhe pse deri në fund do të luhen edhe dy javë.

Në dy ndalesat e fundit, skuadra e Thomas Tuchel do të presë në shtëpi Leipzig dhe më pas do ta mbyllë sezonin me ndeshjen në transfertë kundër Këlnit.


Video