
Gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampioneve mes Realit dhe Mançester Sitit u mbyll në barazim 1-1, aty ku Vinisius dhe De Bryjn ishin protagonistët e këtij takimi. Më poshtë, janë disa statistika të ndeshjes:
– Goli i shënuar nga Vinicius përballë Mançester Sitit ishte i 15-ti për Vinicius Zhuniorin në Ligën e Kampioneve. Ai është bërë lojtari i tretë më i ri nga Amerika e Jugut që arrin këtë shifër në moshën 22 vjeç e 301 ditë. Para tij e kanë bërë Mesi dhe Rodrigo.
– Reali i Madridit ka shënuar kundër Sitit me të vetmen gjuajtje në kuadrat në 45 minutat e para. Një gjë e tillë kishte ndodhur më parë në sezonin 2003-2004.
– Për trajnerin e Realit të Madridit, Karlo Ançeloti, ky ishte takimi i 190-të që drejton një skuadër në Ligën e Kampioneve. Ai ka barazuar një legjendë të futbollit, Sër Aleks Ferguson.
– Reali i Madridit dhe Siti janë përballur për herë të nëntë mes tyre në Europë, me secilën nga skuadrat që ka fituar nga tri herë, ndërsa në tri takime ato janë ndarë në barazim. “Qytetarët” kanë fituar 3 nga 5 takimet e fundit.
– Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka humbur vetëm 5 nga 22 takimet e tij kundër Realit të Madridit me skuadrat që ka drejtuar. Ai numëron 5 barazime dhe 12 fitore.
– Kevin de Bryjne ka shënuar 7 nga 14 golat e tij në Ligën e Kampioneve me gjuajtje nga jashtë zonës që kur firmosi për Mançester Sitin në sezonin 2015-2016.