Juventus ia del në transfertë, Atalanta e Gjimshitit me një këmbë jashtë Championsit

7 May 2023, 15:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Juventus ia del në transfertë, Atalanta e Gjimshitit me një

Juventus ia ka dalë të marrë një fitore të rëndësishme në transfertë duke mundur Atalantën me rezultatin 0-2.

Një gol i shënuan nga Iling Zhunior në të 55 dhe një super gol i Vlahoviç në limite i kanë mjaftuar skuadrës së Alegrit për të arkivuar 3 pikë shumë të rëndësishme për garën Champions.

Bardhezinjtë kishin raste, megjithatë Atalanta ka kërcënuar jo pak herë portën e Sheznit, por herë ky i fundit e herë shtylla, kanë mbajtur të paprekur rrjetën.


Video