“Air Albania” është i prenotuar, finalja e Kupës së Greqisë do luhet në "Elbasan Arena"

10 May 2023, 13:57Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Air Albania” është i prenotuar, finalja e Kupës
Foto montazh (Air Albania dhe Elbasan Arena)

Finalja e Kupës së Greqisë mes AEK dhe PAOK u përfol se mund të luhej në “Air Albania”. Për shkak se në këtë stadium do të luhej derbi mes Tiranës dhe Partizanit më 17 maj dhe ishte rezervuar për një tjetër event grek të këngëtarit Nikos Vertis, ka bërë që kjo finale të zhvendoset në një tjetër stadium.

FSHF-ja ka pranuar që të organizojë këtë ndeshje të rivalizuar mes dy ekipeve greke, ndërsa i ka dërguar në “Elbasan Arena” për të luajtur më 24 maj. Për shkak që policia nuk ka mundur dot të sigurojë këtë sfidë, është vendosur të luhet në Shqipëri, ku “Elbasan Arena” do të presë këtë finale.

Mbështetësit e skuadrës bardhezi nga Seleniku dhe ata të AEK-ut dallohen për agresivitetin e tyre dhe organizimi i ndeshjes në Elbasan do të jetë një sipërmarrje e madhe, ndoshta më e rëndësishmja pas finales së Conference League.


Video