Baresi përcillet për në banesën e fundit. Mijëra të pranishëm në funeral: Ka vetëm një kapiten

4 Gusht 2026, 17:16Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mijëra tifozë të Milan së bashku me figura të njohura të futbollit dhe jetës publike, i dhanë të martën lamtumirën e fundit legjendës kuqezi, Franco Baresi.

Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Ambrozit. Mbështetësit më të zjarrtë të Milan e përcollën Baresin me kore; “Ka vetëm 1 kapiten”.

Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të klubit të Milan, mes tyre Gerry Cardinale dhe Paolo Scaroni, të cilët u pritën me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve.

Emocione të veçanta sollën ish-bashkëlojtarët e Franco Baresi.

Paolo Maldini, Marco Van Basten dhe Daniele Massaro ishin mes figurave që e shoqëruan arkmortin.

Franco Baresi i qëndroi besnik vetëm një fanelle gjatë gjithë karrierës së tij. Ai debutoi me Milan në fund të viteve ’70 dhe për afro dy dekada fitoi 6 tituj kampionë të Italisë, 3 Kupa të Kampionëve, 2 Kupa Interkontinentale dhe 2 Superkupa të Europës.

Pas largimit nga futbolli në vitin 1997, Milan vendosi të tërhiqte fanellën me numrin 6.

Baresi fitoi Kupën e Botës në vitin 1982 me përfaqësuesen italiane. Franco Baresi do të kujtohet si një lider dhe një nga figurat më të respektuara të futbollit botëror.


Video