Alarm para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

5 June 2025, 13:30Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alarm para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Kombëtares përfundon
Pamje nga stervitja e Kombetares

Rei Manaj ka përfunduar në spital pas temperaturës së lartë që po kalonte, sipas “Panorama Sport”.

Sulmuesi i Kombëtares prej dy ditësh i mungonte pjesës tjetër të grupit, që vazhdon përgatitjet normalisht për ndeshjen me Serbinë.

Dje ndërkohë Kombëtarja zhvilloi seancën e katërt stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Manaj u përgatit i veçuar nga pjesa tjetër e grupit.

Sulmuesi i Sivaspor është edhe shqetësimi i vetëm për Silvinjon, para ndeshjes delikate.

Sfida me Serbinë do të jetë e treta në kualifikueset e Botërorit, pasi në dy të parat janë grumbulluar 3 pikë.

Alarm para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Kombëtares përfundon
Rei Manaj

28-vjeçari vjen te kuqezinjtë pas një tjetër sezoni pozitiv në aspektin individual me Sivasor.

Manaj shënoi 12 gola dhe asistoi 5 të tjerë në kampionat, ndërsa mori minuta në 27 ndeshje.


Video